Inceneratori i Fierit/ Tabaku: Qeveria dha 23 milionë euro për një gërmadhë

Inceneratori i Fierit/ Tabaku: Qeveria dha 23 milionë euro për një gërmadhë

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka shpenzuar 23 milionë euro për inceneratorin e Fierit, që aktualisht është vetëm një gërmadhë. Në profilin e saj në Facebook, ajo postoi një video ku tregohet ky incenerator, që sipas saj është vetëm dy mure dhe një karabina.

Ka 3 vjet që kompania, Integrated Technology Waste Treatment Fier, ka marrë para nga buxheti i shtetit sepse po ndërton një incenerator modern dhe funksional. Sot, pasi i janë paguar 23 mln euro nga taksat e shqiptarëve, pra më shumë se gjysma e pagesës totale, ajo që shohin shqiptarët është thjeshtë një kantier i braktisur. Paratë nga buxheti drejt xhepit të Klodian Zotos dhe të atyre që ndodhen pas tij vazhdojnë të shkojnë normalisht ndërkohë që qytetarët gënjehen nga kryeministri dhe shpura e tij. Pamjet e mëposhtme janë një tjetër shembull se si kjo qeveri dhe kryeministri i saj kryejnë punët në këtë vend. Mjafton t’ju kujtoj se sa eficente ishte qeveria për t’i dhënë një dorë kompanisë së Zotos për këtë investim serioz strategjik”, ishte reagimi i Tabakut.

Ish-deputetja kujtoi se qeveria nxori 17 VKM brenda ditës që hapnin garën, merrnin ofertën, shqyrtonin ankimimet, jepnin kontratën dhe firmosnin kontratën dhe lejet.

Një super eficencë qeveritare në shërbim të kompanisë dhe njerëzve që fshihen pas KLodian Zotos ndërkohë që sot e kësaj dite shumica e shqiptarëve ankohen që as pagë lufte nuk kanë marrë lëre pastaj të flasim për ligje në shërbim të sipërmarrjes apo shtresave në nevojë. Fill pasi kompania në fjalë fitoi PPP prej 38 milion euro, një nga aksionerët italianë që ishte specializuar për këtë proces largohet sepse aksionet e saj i bleu një kompani shqiptare e panjohur në këtë fushë për vetëm 20 mijë lekë. Në të njëjtën skemë mafioze dhe korruptive janë firmosur edhe dosjet e PPP-ve për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës”.  

Tabaku kujton se kontratat e inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës janë të vetmet ku pagesa fillon në momentin e firmosjes së kontratës.

Pasi ra tërmeti i nëntorit 2019, kompanitë e inceneratorëve morrën 4 mln euro nga buxheti i shtetit, ndërkohë që Shqipëria nisi të mbyllej nga pandemia sërishmi kompanitë e inceneratorit të Tiranës morën nga taksat e shqiptarëve dhe pagesa e fundit është e ajo e kryer pikërisht për inceneratorin e Fierit ditën e djeshme. Vlera e këtyre kontratave kriminale dhe abuzive kap shifrën totale të gati 500 mln eurove. Pra buxheti i shtetit do t’i paguajë këtyre kompanive 500 mln euro, gati sa vlera e borxhit në Euro që qeveria shqiptare morri para disa ditësh në treg”, vuri në dukej ish-deputetja e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy