Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka qenë në Dibër. Kreu i saj Shetim Idrizi tha se rruga e Arbërit duhet të ishte ndërtuar tashmë, duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që ajo të ndërtohet.
Ndërsa deputetja Mesila Doda, bëri të ditur se javën e ardhshme do t’i kërkojë interpelancë Ministrit të Transporteve, për mos ndërtimin e rrugës së Arbërit.



