
Skema politike në Shqipëri sipas gazetarit Arian Çani është tipike klasike. Nga emisioni “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Cani tha se vendimi i Lulzim Bashës i cili përjashtoi nga PD Sali Berishën është I njëjtë me “babë vrasjen që i bëri Rama Nanos”.
“Nuk ndryshon babë vrasja që i bëri Rama Nanos. Jemi në një skemë klasike politike. Kjo që po ndodh është normale. E vetmja gjë që po ndodh është kush është aktor më i mirë se tjetri? Unë mendoj se është Rama, është fitimtar. Basha ishte në rol kur mori vendimin. Kush nuk do donte të mos kishte themëluesin nëpër këmbë në parti”, tha Çani.



