Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për fletët e votimit në mbledhjen e 15 prillit lidhur me kandidatët për kryetarë bashkie apo anëtarë të këshillit bashkiak në Tiranë.
Në krah të çdo partie politike, institucioni ka renditur emrin e kryetarit të asaj force politike.
Në listën për këshillat bashkiake, në krah të emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk është vendosur asnjë emër kryetari.
Ndërkohë që në krah emrit Partia Demokratike është vendosur emri i kreut të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.



