
Po zhvillohet sot para Bashkisë Tiranë protesta e 26-të e opozitës, në të cilën kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj.
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Dorian Teliti tha gjatë fjalës së tij se opozita do të vijojë të qëndrojë në këmbë në mbrojtje të interesit publik.
Teliti i bëri thirrje SPAK të merret me kriminelët e vërtetë (Veliajn dhe Ramën) dhe jo me Berishën që po mbahet padrejtësisht nën arrest shtëpie.
Jemi në këmbë dhe në këmbë do të qëndrojmë në mbrojte të interesit publik. Nuk duhet ta harrojmë kurrë misionin tonë. Ne detyrën tonë do e kryejmë. I bëj thirrje SPAK të hapë sytë, të shohë 7 katet pa lejë, të lexojë raportet ndërkombëtare dhe jo të merret me liderin e opozitës, por me kriminelët e vërtetët që ndodhen në këto godinë dhe atë të kryeministrisë.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, tha se protesta e radhës do të zhvillohet të mërkurën për arsye se kështu kanë kërkuar protestuesit.



