Rihapja e hetimeve për 'Gërdecin', Mediu: Akte në kundërshtim me Kushtetutën, nuk sjell dobi

Rihapja e hetimeve për 'Gërdecin', Mediu: Akte në kundërshtim me Kushtetutën, nuk sjell dobi

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu në një konferencë për mediat pas kërkesës së SPAK për rigjykim për çështjen e Gërdecit, deklaroi se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi.

Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën.

Ai thekson se nuk ka patur lidhje direkte apo indirekte me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjare.

Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekulojë. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.

Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë met ë gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy