Rama paralajmëron socialistët: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

Rama paralajmëron socialistët: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste paralajmëroi socialistët se kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi.

Rama u shpreh se flamuri i PS-së nuk do të jetë mbulesë e çdokujt dhe se ajo është një mjet për të arritur qëllimet e saja.

" Kur të gjeni kushërinjtë e mi në punë hajde më kërkoni vend për kushërinjtë tuaj.

 Ne do të jemi shumë të qartë me çdo anëtar të kësaj partie që vjen dhe thotë 'dua punë në shtet'.

PS nuk është qëllim, por mjet për të arritur qëllimet e kësaj familje të madhe.  

Ky është një bast i madh por është basti ynë me historinë.

Flamuri i PS-së nuk do të bëhet dot mbulesë e askujt.

Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel ligjin por mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon.

PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit prej nesh por është mbështetësja, garantja e reformës në drejtësi dhe prirësja e barazisë para ligjit", u shpreh Rama.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy