Nis më 1 shkurt, funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Nis më 1 shkurt, funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, do të nisi të funksionojë në datën 1 shkurt 2023. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të hënën në mbledhje plenare, vendimin për fillimin e  funksionimit të kësaj gjykate.

Vendimi vjen në zbatim të një vendimi të qeverisë  “Për riorganizimin e Rretheve  Gjyqësore dhe kompetencave tokësore të Gjykatave”. 

Vendimi është konceptuar si një vendim kuadër që përcakton tërësinë e parimeve që do të  udhëheqin procesin e zbatimit të riorganizimit të kompetencave tokësore të gjykatave të  apelit.

Ai synon vijimësinë në drejtimin dhe ofrimin e shërbimeve gjyqësore, administrative dhe atyre mbështetëse nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të  Përgjithshëm, në datën 1 shkurt 2023. 

Vendimi është hartuar duke marrë në konsideratë standardet më të mira ndërkombëtare, të  cilat kanë udhëhequr procesin e vlerësimit dhe përgatitjes së hartës se re gjyqësore.

Ai synon të garantojnë ofrimin e shërbimeve, specializimin dhe racionalizimin e  shpenzimeve publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy