"Ligjet" nisin dëgjesën me kandidatët për kryeprokuror, mungon opozita

"Ligjet" nisin dëgjesën me kandidatët për kryeprokuror, mungon opozita

Komisioni i Ligjeve nisi dëgjesën me kandidatët për kryeprokuror të përgjithshëm të përkohshëm. 

Në mbledhje janë paraqitur vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita ashtu siç ka deklaruar e ka bojkotuar procesin.

Seanca nisi në orën 15:00 por me propozim te deputetit Bashkim Fino u mor vendim për një pushim 15 minutash për të marrë konfirmim në rrugë zyrtare për mungesën e opozitës.

Shtatë kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Ata janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Grantit Shahu, Arqile Koça, Ermira Tafani, Artur Selmani, Besnik Muca.

Prokurori që do zgjidhet nga Kuvendi për postin e kryeprokurorit të përkohshëm do të zëvendësoj Adriatik Llallën që i ka mbaruar mandati më datën 7 dhjetor. 

I pari që ka paraqitur kandidaturën dhe platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, është prokurori Arqile Koça.

“Jam kujdesur për integritetin profesional dhe moral. Kam marrë pjesë në çështje të rëndësishme penale. Kam marrë pjesë në çështjen e Gerdecit, në atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Sa i takon pozicionit për të cilin garoj, do të thoja se është me rëndësi që të ecet përpara me zbatimin e reformës në drejtësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka rëndësi është një përmirësim i bashkëpunimit mes organit të prokurorisë, policisë, dhe gjykatave”, u shpreh Koça.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy