Nis zyrtarisht procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në Vlorë dhe në Lezhë.
Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote më konkretisht në bashkinë Vlorë rreth 1400 anëtarë, ku procesi i votimit po zhvillohet në pallatin e kulturës “Labëria”.
Në bashkinë Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra, ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot, procesi i votimit po zhvillohet në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.
Në bashkinë Himarë me të drejtë vote janë 413 anëtarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD në këtë degë.
Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.
Ka nisur qe prej orës 8 të mëngjesit edhe në qarkun e Lezhës procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
Lezha numëron 3870 anëtarë, Mirdita 1200 anëtarë dhe Kurbini 1700 anëtarë



