Helidon Bendo shefi ri i SHISH? Tetë orë pas takimit me Ramën, Meta…

Helidon Bendo shefi ri i SHISH? Tetë orë pas takimit me Ramën, Meta…

Kanë kaluar të paktën tetë orë nga takimi i Presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama për të diskutuar rreth emrit të propozuar nga ky i fundit për postin drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ende nuk është dekretuar nga kreu i shtetit. Më herët u njoftua nga  zyra e shtypit e kryeministrisë se gjatë takimit kryeministri Rama i ka paraqitur Presidentit Meta propozimin e tij për pasardhësin e Visho Ajazi Likës.

Por në asnjë moment të këtij njoftimi prej dy paragrafësh nuk thuhej që Presidenti e ka pranuar këtë kandidaturë.

Sipas ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i SHISH propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.

A do ta pranojë Meta emrin e Helidon Bendos si shefi i ri i SHISH?

“Eshte proces I gjate”, shprehet nje burim ne Presidence.

Pak minuta pas takimit të Ramës me Presidentin, gazetari investigativ, Artan Hoxha tha në Neës 24 se emri i ri duhet të marrë më parë edhe miratimin e aleatëve strategjikë si SHBA, NATO dhe disa vende të BE-së.

“Kandidatura e re përveçse duhet të jetë një kandidaturë e spikatur, duhet të pranohet dhe miratohet edhe nga vendet aleate. Ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me SHBA dhe vendet e BE. Kandidatura e re duhet të marrë edhe miratimin e aleatëve tanë strategjikë, pasi është pikë kontakti. Dorëheqja e Likës është e papritur pasi nuk ka pasur së fundmi ndonjë konflikt. Por është akuzuar se po përdoret nga opozita sidomos në historinë e kanalizimit të vendit. Duket sikur kjo situatë mund të ketë ndikuar që Visho Ajazi Lika të largohet”, tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy