Ministri Aliu viziton kryetarin e ngujuar në Leposaviq, serbët e gjuajnë me vezë e ngjyrë të kuqe

Ministri Aliu viziton kryetarin e ngujuar në Leposaviq, serbët e gjuajnë me vezë e ngjyrë të kuqe

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, ka hyrë mëngjesin e sotëm në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, teksa serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të stacionit të policisë. Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe kanë hyrë për të vizituar kryetarin e sapoemëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës. Aliu kishte provuar edhe më 9 qershor që të bënte një vizitë të ngjashme, por që vet ai ka thënë se s’ishte e mundur të bëhej pasi që ka qenë Policia e Kosovës që e kishte udhëzuar që të kthehej pas në mënyrë që të shmangej tensionimi. Serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy