Basha në Sukth: Banorët e braktisur, pandemia ekonomike ka prekur shqiptarët

Basha në Sukth: Banorët e braktisur, pandemia ekonomike ka prekur shqiptarët

Basha ka zbritur sërish sot në terren, ndërsa ka takuar nga afër banorët e Sukthit, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre në këtë kohë pandemie që po kalon vendi ynë.

Kreu i demokratëve thekson më tej se banorët e kësaj zone, po vuajnë ende pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa sot përballen edhe me varfërinë.

Basha u shpreh se Rama i ka braktisur shqiptarët, ndërsa mënyra si ai menaxhon situatën ka goditur rëndë ekonominë.

Sukthi dhe banorët e tij ende vuajnë pasojat e tërmetit të nëntorit. Asnjë ndihmë për banorët me shtëpitë e shkatërruara, asnjë kujdes për situatën e pandemisë që i ka çuar në varfëri të tejskajshme banorët e Sukthit. Ramavirusi ka goditur rëndë këtë zonë dhe banorët e saj që sot më shumë se kurrë ndihen të braktisur dhe të lënë në harresë. Shtëpi të rrënuara dhe në prag shembje pas tërmetit, asnjë ndihmë financiare apo ushqimore, varfëri e shtuar, papunësi dhe mjerim. Kjo është gjendja e Sukthit sot”, shprehet Basha.

Sipas tij, alarmi i qytetarëve që takoi në Sukth është dëshmi e qartë e pandemisë ekonomike që ka prekur shqiptarët.

Rama i ka braktisur shqiptarët. Ai dhe oligarkët e tij kanë vetëm një qëllim, të vjedhin taksat e shqiptarëve për t’u pasuruar në kurriz të qytetarëve të braktisur pa ndihmë dhe kujdes”, përfundon Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy