Aktivisti dhe protestuesi Edison Lika tha në “Mcn Informacion në lidhje me ndryshimin e marrëveshjes në lidhje me kampin e Gjadrit, se Meloni po merr një vendim që është në shkelje totale të marrëveshjes me Ramën. Ai vë në dukje se Shqipëria nuk mund të kthehet në kloun që e përdor Italia, duke u trajtuar si vend i botës së tretë.
“Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, megjithëse duken sikur s’po merren shumë me këtë, kemi tejkalim të kompetencave të marrëveshjes. Meloni merr një vendim që është në shkelje totale të marrëveshjes me Ramën. Në protokollin që ishte nënshkruar thuhej që qendra e pritjes do ishte deri në 28 ditë, tani mund të shkojë nga 8-10 muaj. Ne do kthehemi qendra e 12-të e pritjes së emigrantëve që është e pakuptimtë. Qeveria shqiptare ka shërbyer si mekanizëm për t’i shërbyer politikisht Melonit në Itali. Qeveria italiane po tejkalon edhe kompetencat e vet marrëveshjes. Tre pikat ku duhet të reagojmë, e para: Prekja e të drejtave të njeriut. Po flasim për marrëveshjen e parë. E dyta demokracia, vendimi ka qenë totalisht anti-demokratik. Kryeministri e komunikon vendimin në Instagram, pa konsultim publik. E treta, aspirata jonë europiane, ne herë pas here po i referohemi vetes si vend i botës së tretë, ndërkohë që kemi program për pasaportë europiane. Pra ka një paradoks! Nëse duam të jemi të barabartë kurrsesi s’duhet ta lejojmë. Sa i takon ndryshimit, të ndryshon qëllimi i marrëveshjes. Kjo s’mund të diskutohet me palën tjetër mininalisht. S’mund të bëhemi kloun dhe të na përdorë Italia”.



