Bruksel, Rama i raporton Hahn-it: Vetingu po përparon (VIDEO)

Bruksel, Rama i raporton Hahn-it: Vetingu po përparon (VIDEO)

Kryeministri Rama eshte takuar kete te marte ne Bruksel me komisionerin Johanes Hahn me te cilin ka diskutuar per ecurine e procesit te Vettingut.” Vettingu hyn në fazën përfundimtare” – keshtu ka deklaruar Rama ne rrjetin social Facebook pas takimit me eurokomisionerin.

“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE,” shkruan Rama.

Kreu i qeverisë nenvizon se ky ishte një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit tē qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë,” shkruan kryeministri.

Qe prej  dites se hënë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhen në Bruksel.Lidhur me perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, gjatë ditës së sotme në Bruksel do të mbahet një konferencë me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me Presidentin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, përfaqësuesen e Lartë e BE, Federica Mogherini, e organizuar nga eurodeputeti David Sassoli. Ky takim parashikon një javë vendimtare për dialogun midis Tiranës dhe Brukselit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy