
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka prezantuar këtë të martë Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë.
Ky qark drejtohej më parë nga Blendi Klosi, të cilit tashmë i është dhënë detyra e re në këtë parti, ajo e Sekretarit Organizativ.
Gjiknuri bën të ditur se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.
“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri në Facebook.



