Gjenocidi serb në Kosovë, Çollaku: Rrëzimi i rezolutës turpëroi Shqipërinë

Gjenocidi serb në Kosovë, Çollaku: Rrëzimi i rezolutës turpëroi Shqipërinë

Në një lidhje skype në ‘MCN Live’, deputeti Kreshnik Çollaku ka komentuar edhe gjenocidin serb në Kosovë, për të cilin tha se grupe brenda PD po kërkojnë protagonizëm, ndërsa shtoi se me rëndësi mbetet qëndrimi i shtetit ndaj të tilla çështjeve.

Ai tha se është qesharake që PD të zhytet në rivalitete të tilla, por hodhi poshtë mundësinë nga ana e qeverisë Rama për rrëzimin e rezolutave për arsye firmash, pasi sipas tij dëmtojnë Shqipërinë dhe dëmtojnë Kosovën.

Ky protagonizëm politik personal apo grup brenda në PD luhet nga dimensioni epik deri te qesharak. Më vjen turp të zhytemi në rivalitete të tilla, kur interesi shqiptar dhe i Kosovës është që shteti jonë të mbajë një qëndrim të qartë ndaj gjenocidit serb.  Nuk ka asnjë vlerë të paraqitësh dy tekste paralele kur janë burim i të njëjtit grup pune. S’ka vlerë kush merr protagonizmin, kur thelbësore është qëndrimi i shtetit. Më duket e pakuptimtë, një alibi që përdor maxhioranca edhe fakti që rrëzon rezolutat. Qeveria Rama nuk ka të drejtë të turpërojë Shqipërinë duke rrëzuar projektrezolutat duke u kapur pse e ka apo se ka firmën Berisha. Edhe pse është qesharake, kjo historia e firmave brenda PD, por si jep të drejtë për ta rrëzuar qeverisë Rama. Prandaj bëj ftesë se këto nuk janë lojëra, sepse kjo do turpërojë vendin tonë do dëmtojë Kosovën, prandaj ti lëmë lojërat dhe të shkojmë drejt interesit kombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy