Drejtësia do të ketë një pamje të re moderne jo vetëm sa i përket infrastrukturës, por edhe digjitalizimit të saj. Gjatë prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, kryeministri Edi Rama foli për problemet e mëdha që ka sistemi, zgjatjen e proceseve me vite duke thënë se ngritja e qendrës së drejtësisë do të sjellë ndryshimin. Ai nuk i kurseu ironitë me gjyqtarët dhe prokurorët.



