Arben Ahmetaj prezantohet si drejtues politik i PS-së në Vlorë

Arben Ahmetaj prezantohet si drejtues politik i PS-së në Vlorë

Arben Ahmetaj është prezantuar ditën e sotme zyrtarisht si drejtues politik i socialistëve në Vlorë, ndërsa është shprehur se është i kënaqur me këtë qytet sepse ka pasur rezultate të mira në zgjedhjet e 25 prillit. Ai është prezantuar nga deputeti Damian Gjiknuri, ndërsa teksa u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë peng nga kjo detyrë, ai u shpreh me batutë se nuk ka pengje sepse akoma nuk ka dalë në pension.

Pata kënaqësinë të prezantoj të deleguarin e ri për qarkun e Vlorës dhe për të dhënë porositë për riorganizimin e PS. PS është vazhdimisht e gatshme për zgjedhje që të marrë gjithmonë rezultatin fitues sepse ka shtrirjen më të madhe dhe organizimin më të madh. Jam i kënaqur me Vlorën sepse ka pasur rezultate të mira. Njeriu ka shumë pengje por unë nuk e mbylla që të dal në pension”, ka thënë Gjiknuri.

Ndërsa Ahmetaj foli në lidhje me përplasjen me kryebashkiakun Dritan Leli duke theksuar se në PS nuk ka konflikte por vetëm debate.

Në PS nuk zëvendëson askush askënd. Është një përgjegjësi e madhe të jesh drejtues politik në Vlorë. Damiani dhe gjithë stafi këtu ka bërë një punë të shkëlyer, Tetë mandatet i kanë dhënë një rezultat si në 2017 dhe 2021. Në Vlorë nuk ka asnjë surprizë., Ne kemi filluar punën për mandatin e katërt që kalon nga modernizimi i partisë. Në PS nuk ka konflikte, ka debate. Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me bashkinë e Vlorës dhe nuk do të ndryshojë. Ju garantoj që nuk ka asnjë surprizë nga ato që ka prononcuar kryeministri dhe drejtuesi i qarkut Damiani. Socialistët janë të bashkuar dhe vazhdojnë të fitojnë. Po bëhemi gati për mandatin e katërt. Investimet e Vlorës do vazhdojnë të jenë po në atë rrugë si në dy mandatet e para. Vlora ka qenë e privilegjuar se ka pasur kryeministrin deputet”, tha Ahmetaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy