Ambasadorja e Holandës në Kukës: Turizmi në Shqipëri po merr një hov të madh zhvillimi

Ambasadorja e Holandës në Kukës: Turizmi në Shqipëri po merr një hov të madh zhvillimi

Një ditë të ngjeshur me veprimtari dedikuar trashëgimisë kulturore, ka organizuar Bashkia Kukës më 29 shtator, e shënuar si Dita Kombëtarë e Trashëgimisë Kulturore, me synim promovimin e vlerave, ndërgjegjësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Dewi Van de Werd, e cila përgëzoi iniciativën e Bashkisë Kukës për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe turizmit duke nënvizuar se turizmi në Shqipëri, po merr një hov të madh zhvillimi.

Kryetari i Bashkisë, Bashkim Shehu në fjalën e tij tha se promovimi i vlerave dhe trashëgimisë kulturore është një ndër prioritetet e Bashkisë edhe si pjesë e strategjisë për zhvillimin e turizmit.

Ndërsa Luan Përzhita, Drejtues i Institutit të Arkeologjisë duke theksuar rëndësinë e zonës së Kukësit në arkeologji e trashëgimi kulturore, për të pranishmit në aktivitet bëri një përmbledhje të historikut të qytetit të Kukësit dhe zonave të pellgut të Drinave.

Ky aktivitet në funksion të ruajtjes së trashëgimisë historike e kulturore të Kukësit u organizua nga Bashkia Kukës në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy