Mediu: T’iu kthehen pronat himariotëve

Mediu: T’iu kthehen pronat himariotëve

 

Kryetari i PR-së Fatmir Mediu ka paralajmëruar protesta në Himarë në mbështetje të banorëve të këtij qyteti të cilët pretendojnë se po u merret prona nga shteti. Përmes një deklarate për mediat, Mediu tha se as kryeministri e askush tjetër nuk ka të drejtë të sillet si pronar në tokat e Himarës.

 

Kreu i PR-së ka kërkuar kthimin e pronës tek qytetarët si një e drejtë legjitime, dhe jo vetëm në Himarë por edhe në çdo vend tjetër në bregdetin e vendit. Mediu kërkoi tiu kthehet prona, të regjistrohen dhe të paisen me çertifikate pronësie.

 

Kryetari i PR-së këroi nga qeveria të ndalet çdo projekt shkatërrues në emër të interesit publik korruptiv që cënon pronen legjitime dhe i shërben vetëm interesave korruptive të pushtetit.

“Çdo plan zhvillimi ka nëvojë për gjykimin dhe mbështetjen e komunitetit.

As Kryeministri dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të sillet si pronar me pronat e bregdetasve.

Kjo perlë e natyrës shqiptare me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit do tëzhvillohet vetëm atëherë kur prona të shkoj tek i zoti, por njëkohësisht, duke ruajtur vlerat historike”, tha Mediu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy