KAS mblidhet sot për shqyrtimin e kërkesave të PD dhe LSI për qarkun e Beratit (VIDEO)

KAS mblidhet sot për shqyrtimin e kërkesave të PD dhe LSI për qarkun e Beratit (VIDEO)

KAS do të zhvillojë ditën e sotme mbledhjen e radhës ku do të shqyrtojë kërkesën ankimore të PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

PD ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës, si edhe në 8 qarqe të tjera me argumentin se PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh, ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve.

Surprizë në kërkesën e tyre ishte se nuk kërkonin rinumërim të votave, por direkt rivotim në këto qarqe, përveç atyre ku dolën fitues. Edhe LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit edhe për qarkun  Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ankimimin për Gjirokastrën e ka argumentuar me faktin se sipas saj vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht Lëvizjen Socialistë për Integrim në zgjedhje.

Në mbledhjen e fundit të KAS u vendos që ankimimi i bërë nga PD-LSI për Gjirokastrën do të shqyrtohet duke marrë për bazë vetëm provat e sjella nga këto dy forca politike, pa marrë prova shtesë nga institucionet shtetërore.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesat e tyre, të cilët për pretendimet e tyre për krime zgjedhore, kërkonin që të merrnin informacione shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy