
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha ditën e sotme nga foltorja se do të mbahet një seancë e posaçme më datë 7 korrik në të cilën Kuvendi i Shqipërisë do të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve të qeverisë shqiptare në lidhje me pandëshkueshmërinë e gjenocidit në Srebrenicë.
Balla bëri me dije se do ftohen dhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi.
Kemi rënë dakord që Kuvendi të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje. Nuk do të mbahet në datë 11 korrik. Kam kërkuar të mbahet në datë 7 korrik ku natyrshëm të mbahen fjalët e rastit dhe dokumenti të jetë serioz ku Kuvendi i Shqipërisë të shprehë qartë dënimin dhe vijimin e qëndrimeve të qeverisë shqiptare në lidhje me pandëshkueshmërinë e këtij gjenocidi.
Do ftojmë edhe përfaqësues të shtetit të Bosnje Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të këtij gjenocidi. Në datë 7 korrik Kuvendi i Shqipërisë në një pjesë të seancës të ketë një moment të posaçëm për kujtimin e viktimave në gjenocidin e Srebrenicës. Kuvendi i Shqipërisë merr dhe qëndrimin përkatës për këtë çështje.



