Hahn kundër Thaçit e Ramës: S'mund të na bëni presion me deklarata për bashkim kombëtar

Hahn kundër Thaçit e Ramës: S'mund të na bëni presion me deklarata për bashkim kombëtar

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, i ka dënuar deklarata e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për Shqipërinë e Madhe.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë nuk mund të bëhet presion ndaj Bashkimit Evropian.

“Nëse dikush mendon se deklarata të tilla mund të krijojnë presion mbi BE-në, jeni gabim”, është shprehur Hahn.

Ai këto deklarime i ka cilësuar si të papranueshme të cilat nxisin urrejtje dhe përçarje në Ballkan.

“Do të doja të shpreh zhgënjimin tim për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Mesazhe të tilla mund të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe që ndjellin ndryshime të kufijve”, theksoi Johanes Hahn.

Këto deklarata ai i dha pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy