
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes ka deklaruar se socialistët nuk kanë diskutuar për koalicione dhe bashkëpunime për zgjedhjet e ardhshme.
Kështu, Balla la të kuptohet se PS-ja do të shkojë e vetme në zgjedhe pa krijuar një koalicion.
Partia Socialiste nuk ka diskutuar për koalicione dhe bashkëpunim në këtë mbledhje. PS-ja në vitin 2017 dhe në vitin 2019 ka garuar e vetme, në këtë aspekt ne e kemi qartësuar qëndrimin tonë.
Gjithashtu Balla tha se Partia Socialiste nuk i trembet një bashkimi të të gjithë forcave opozitare në vend.
Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Ilir bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Një prej politikave që duan apo sduan kundërshtarët është një prje qëndrimeve më të njehsuara me atë që përfaqëson PS, politika për energjinë elektrike. Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar cmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Sot përfitojnë të gjithë. Mafton të shihni 6 marsin. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjehdja më e mire.
Një temë tjetër, e diskutuar nga Grupi Parlamentar i PS-së është edhe miratimi i amnistisë fiskale.
Balla theksoi se Qeveria do ta miratojë amnistinë fiskale, duke theksuar se “mbështetet nga dy të tretat e shqiptarëve”.
“Në vlerësimin tonë na rezulton se më shumë se dy të tretat e qytetarëve e mbështesin një nisëm të tillë, kjo nga këshillimi kombëtar.
Amnistia fiskale është domosdoshmëri që Shqipëria të kalojë në një fazë tjetër. Çdo deputet i parlamentit të Shqipërisë duhet të kuptojë se kjo është një gjë e mirë për të ardhmen e vendit.



