Gazetari Basir Çollaku duke folur në Mcn Live tha që Parlamenti ka marrë fund dhe nuk është përfaqësues i shqiptarëve.
Ai theksoi se sot ka mbi 50 dosje për deputetë e ministra, si dhe janë afro 300 të pandehur, në komunikime me trafikantë dhe banditë.
“Mazhoranca është mazhoRamë, nuk është Parlament është Parlamafia. Në Angli ikën nga Parlamenti për një biletë avioni, këtu s’ikën kur kapësh me një avion me drogë. Nuk është doganierja Spiropali të lejojë ose moslejojë përfaqësuesin e votuar të shkojë në sallën e Kuvendit. Ky Parlament duhet të marrë fund sepse s’është përfaqësues i shqiptarëve. S’ke lëshuar vendin e tretë të transportit ndërkombëtar të kokainës. DEA më në fund u detyrua të hapë zyrë. Opozita ka çuar 100 kallëzime në SPAK për krimin elektoral, 7 prej tyre ka marrë në konsideratë SPAK. Sot ka mbi 50 dosje për deputetë dhe ministra aktualë në Parlament. Ka grupe kriminale në komunikime me trafikantë dhe banditë të prokurorëve, ministrave, deputetëve, oficerëve të policisë, në harkun e 2 viteve. Janë 300 të pandehur, në komunikime. Këta do përdoren edhe për pjesën e diasporës, edhe për pjesën e Shqipërisë. Kjo ortakëri i mban peng ata. Kryeinspektori Hoxha i ka bërë një qokë bandës së Shkodrës, Bajrave. Nuk është përgjegjësia vetëm e opozitës. Shqiptarët nëse duan të jetojnë këtu edhe pas zgjedhjeve duhet të bëhen opozitarë”.



