Inceneratorët/ Trenova: Media rol pozitiv në nxjerrjen e të dhënave, SPAK vegël e qeverisë

Inceneratorët/ Trenova: Media rol pozitiv në nxjerrjen e të dhënave, SPAK vegël e qeverisë

Ish-prokurori Gentian Trenova në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar për çështjen e inceneratorëve për të cilën u shpreh se Rama ka hedhur në tryezë Lefter Kokën me pretendimin që kjo histori të mbyllet me kaq.

Për këtë çështje Trenova ka lavdëruar rolin e medias e cila sipas tij ka luajtur një rol pozitiv përsa i përket edhe nxjerrjes së shumë të dhënave, ndërsa e cilësoi SPAK si një vegël të qeverisë e cila funksionon sipas vullnetit të saj.

Sa i përket çështjes së inceneratorëve, po negociohet deri kur duhet të shkojë goditja e personave për inceneratorët. Rama ka hedhur në tryezë Lefter Kokën që kjo histori të mbyllet me kaq, pra po të ofrojë diçka që ta mbyllim këtë histori me kaq. Madje kur koka hoqi dorë nga mandati i deputetit, diskutohej se ai kishte bërë një takim me kryeministrin Rama ku flitej se kishte negociuar për lirinë e tij.

Kjo është e vështirë të parashikohet se kush do arrestohet apo dënohet, dhe SPAK funksionon në bazë të një orientimi politik se kë duhet të godasë etj. Roli medias në këtë rast është shumë pozitiv sepse ka nxjerrë shumë të dhëna për inceneratorët dhe SPAK është një vegël e qeverisë e cila nuk funksionon sipas vullnetit të saj por sipas dëshirës së qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy