Përjashtimi i Berishës, Bushati: Veprim prej skuthi

Përjashtimi i Berishës, Bushati: Veprim prej skuthi

Përjashtimin e ish-liderit të PD Sali Berisha nga kreu actual Lulzim Basha, ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati e ka cilësuar si veprim prej skuthi.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV Bushati tha se në aspektin moral askush nga PD se priste vendimin për përjashtimin e Berishës edhe pse theksoi se "shumë nga ne që e kemi kritikuar e kemi ditur që e dëshironte, por besonim se nuk ia mbante”.

“Ishte një veprim prej skuthi në aspektin moral, por përtej aspektit moral është antidemokratik ka probleme në aspektin statutor dhe politik. Nëse në aspektin moral askush nga ne se priste, në fakt shumë nga ne që e kemi kritikuar e kemi ditur që e dëshironte, por besonim se nuk ia mbante. Axhenda e Bashës që nga 17 maji i takimit me Ramën ka qenë e kundërta që pretendohet nga kryetari i një opozite. Ai e ka bërë vetëm për të shpëtuar veten e vet dhe karrigen e vet. Pas marrëveshjes së 17 majit ai ekzekutoi në mesnatë pothuajse gjithë elitën e PD, fiks siç e bëri me Berishën, në 12 të natës duke ekzekutuar figurat kryesore të PD. Këtë e bëri sepse donte të pastronte PD nga të gjithë ata që mund ta kundërshtonin”, tha Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy