Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për mediat se samiti që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë do i japë mundësinë popullit opozitar t’u dëshmojë përfaqësuesve që do vijnë se përfaqëson Edi Rama.
I pyetur për zonën ku do protestohet, Berisha tha se nuk ka rrugë që mund të bllokohet veç zonën ku do mblidhen.
Mesazhi i këtij samiti i jashtëzakonshëm, ndaj e mirëpresim. Por nga ana tjetër ky samit është i bekuar, pasi i jep mundësi popullit opozitar t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë përfaqëson mikpritësi i tyre. Ai qëndron mbi drogën, krimin dhe votën e vjedhur. Nuk do kishte rast më brilant se ky rast për t'i bërë autopsinë këtij regjimi para 1 mijë gazetarëve në botë dhe udhëheqësve të botës. Në këtë kontest Edi Rama ulet aty si i pakallur. Populli opozitar do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, e drogës, një fantazmë që bredh nga samiti në samit. Ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët.
Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhen, ne i jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidershipit evropian, përndryshe ne jemi kudozotër në qytete. Mjerë Rama dhe Çuçi. Demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se furimi i të zezave është në Surrel. E dinë mirë, se nga ata burojnë të zezat e vendit. Por protesta është në qytet. Policia do të bëjë zgjedhjen më të gabuar nëse na ndalon.



