Një vit pasi Sali Berisha u shpall non grata nga DASH, gazetari Robert Papa thotë se nuk beson të letë një dosje të mirëfilltë, mbi të cilën është marrë vendimi. Në studion e lajmeve përmes Skype, Papa tha se në rastin e Berishës mund të flitet për një qëndrim politik më shumë sesa për një non grata të mirëfilltë. Papa theksoi se ambasadorja amerikane në Tiranë nuk po flet si diplomate dhe po shkel rregullat e DASH për mosndërhyrjen në politikat lokale.
Amerikanët kanë bërë ndërhyrje politike për non gratën e Berishës. Nuk kanë bërë bllokimin e aseteve siç bënë për Ndroqin apo të tjerë. Vetë amerikanët e kanë lënë në këtë nivel. Unë besoj se nuk ka një dosje tamam. Thjesht një qëndrim politik. Panë që po u krijonte probleme në reformën e drejtësisë. Zonja Kim dështoi. Fakti që ka ndaluar deri këtu, ata presin të shohin ekuilibrat. Zonja Kim nuk flet si diplomate. Është një stil i ri i ambasadorëve amerikanë që krijojnë probleme me dashurinë për të qëndruar në Tuiter. Unë nuk i krahasoj dot me ambasadorët e ’92-94. Zonja flet jo si diplomate. Nëse Berisha zgjidhet kryeministër, amerikanët do ta takojnë, kanë takuar edhe Gedafin, Mubarakun, takojnë Putinin. Zonja nuk duhet të ndërhyjë në politikat lokale. Kjo është e ndaluar. Është rregull strikt i DASH.



