Deputeti i Bashës: Nuk do ketë më normalitet, do përdorim çdo mjet

Deputeti i Bashës: Nuk do ketë më normalitet, do përdorim çdo mjet

“Opozita do të përshkallëzojë protesta deri në rrëzimin e qeverisë”, kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

“Qeveria e ka humbur legjitimitetin. Do përdorim çdo mjet demokratik për rrëzimin e qeverisë. Nuk i rikthehemi normalitetit. Të jeni të sigurt që opozita përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Mes interesave të qytetarëve dhe vullnetit të tyre, gjithmonë ka triumfuar dhe do triumfojë vullneti i qytetarëve”, u shpreh Noka për Report TV. I pyetur për vonesat në procesin e integrimit, Noka tha se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë në BE pa u çliruar nga krimi dhe korrupsioni.

“Prioriteti numër një është që vendi të ketë liri dhe demokraci. Një vend pa liri, demokraci, i rrënuar, i shkatërruar, i tëri i mbuluar me drogë, i mbuluar me krim dhe korrupsion, nuk mund të ketë integrim pa u çliruar nga krimi, korrupsioni, droga dhe pa u vendosur standardet demokratike. Regresin e përfaqësojnë këta që janë në pushtet. Nëse sot Shqipëria është larg hapave të integri mit është për shkak të kësaj oligarkie që është në pushtet”, tha Noka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy