
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 11 urdhër arreste për personat që dyshohet se janë të përfshirë në çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit.
Lidhur me këtë, deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka vlerësuar se që në krye të herës, SPAK ka treguar qëndrim të motivuar politikisht dhe hetimin e kë kryer ne nivele të ulta.
Dihet që inceneratiorët janë një aferë e madhe korruptive, nuk ka dyshi se po hetohet, por po mbahet një hetim në nivele shumë të ulta, ose thjesht te ata njerëz që nuk i bëjnë dëm mazhorancës. Aty janë artikuluar emra të rëndësishëm të qeverisë, tek të cilët SPAK nuk shkon fare.
Edhe fletarrestet që janë lëshuar sot, do të kapen të nivelit të ulët, kurse ideatorët dhe përgjegjësit janë të arratisur, edhe Mërtiri ka kohë që ka ikur.
Për mendimin tim është qëndrim i motivuar politikisht, se vë ne dyshim që vënia para drejtësisë të këtyre njerëzve është gjë pozitive, por po them që hetimi prej kohës ka ngelur në nivele të ulta.



