Teliti: Rama mashtron, pse s’e publikon listën e personave që përfituan ndihmën ekonomike

Teliti: Rama mashtron, pse s’e publikon listën e personave që përfituan ndihmën ekonomike

Eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti është shprehur të premten se qeveria shqiptare nuk ka publikuar asnjë listë emërore të atyre personave që kanë përfituar ndihmën ekonomike, pavarësisht mashtrimeve publike të kryeministrit Rama.

I ftuar në emisionin “Në Fokus”, në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Teliti deklaroi se nëse kërkohet në uebsajtin e Ministrisë së Financave, Tatimeve apo të Thesarit të Shtetit askush nuk do të gjejë aty të publikuar ndonjë listë emërore dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ato para nuk janë dhënë për qytetarët.

Duke pyetur se për çfarë arsye qeveria shqiptare nguron të publikojë emrat e atyre personave që sipas saj e kanë përfituar ndihmën ekonomike, theksoi se këto janë mashtrime të kryeministrit dhe videot e publikuara prej tij janë të vlefshme vetëm për propagandë.

Nuk ka as edhe një emër. Pse qeveria shqiptare nguron t’i publikojë këta emra. Nuk janë këto mashtrime, nuk është kjo fshehje e transparencës. Cili është sekreti që do të kërcënonte sigurinë kombëtare, publikimi i emrave i atyre personave që kanë marrë ndihmën ekonomike. Pse publikohen emrat e bizneseve që marrin fonde nga buxheti i shtetit dhe nuk u publikon emrat e individëve që marrin fonde nga buxheti i shteti”, tha ai.

Sipas tij, qeveria shqiptare e di shumë mirë se kjo është një mashtrim, madje tregon ai, edhe spoti i sotëm ka qenë tërësisht një mashtrim për të realizuar propagandën e radhës në lidhje me sukseset imagjinare të kreut të qeverisë dhe të pavërtetave që vazhdon të na shesë çdo ditë, duke menduar se qytetarët shqiptarë do ta ngatërrojnë “sapunin për djathë”.

Le t’i publikojnë të gjithë emrat. I kanë të disponueshme si në uebsajt të tatimeve ashtu edhe në thesarin e shtetit. I kanë të disponueshme, pasi pagesat bëhen në emrin e çdo individi. Atëherë, pse qeveria shqiptare heziton të publikojë listat e plota, me ditët përkatëse të gjithë atyre që kanë marrë parat. Por kujtohet vetëm për t’a bërë këtë gjë dhe për të bërë mashtrimin e radhës, pasi ne e dimë shumë mirë se edhe ato video që ne kemi prezantuar të liderit të opozitës, ato janë thënie të vetë qytetarëve shqiptarë. Është vetë i interesuari, personi, biznesi apo i punësuari që thotë unë nuk kam marrë gjë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy