LSI takim me strukturat në Farkë, Dervishaj: Në shërbim të çdo qytetari

LSI takim me strukturat në Farkë, Dervishaj: Në shërbim të çdo qytetari

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë në njësinë administrative Farkë të Bashkisë së Tiranës.

Takimi u bë në kuadër të Konventës të LSI-së për Bashkinë e Tiranës nga ku u zgjodhën drejtuesit e organizatave edhe delegatët.

Të pranishëm në këtë takim ishin Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i deleguari i Kryesisë së LSI-së, Sokol Dervishaj etj.

I deleguar i Kryesisë së LSI-së, z. Sokol Dervishaj theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim i jep një mbështetje maksimale njësisë administrative të Farkës duke qenë pranë çdo qytetari pasi lajtmotivi i LSI-së është shërbimi ndaj qytetarëve.

“Ne mbështesim maksimalisht banorët e Farkës si edhe vetë njësinë administrative Farkë për ta zhvilluar më shumë këtë zonë të kryeqytetit. Ne si forcë politike jemi dhe do të jemi pranë çdo qytetari pasi lajtmotivi kryesorë i LSI-së si forcë politike është shërbimi ndaj qytetarëve”, - tha Dervishaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy