U përfol se do drejtojë grupin parlamentar të PD, Alibeaj mohon zërat

U përfol se do drejtojë grupin parlamentar të PD, Alibeaj mohon zërat

Anëtar i Kryesisë së PD Enkelejd Alibeaj ka mohuar zërat se do të jetë pikërisht ai drejtuesi i grupit parlamentar të PD sesionin e ardhshëm.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se sesioni i ardhshëm do të jetë betejë e të gjithë grupit dhe se misionin e kësaj beteje e përcakton vendi.

“Unë nuk e kam dëgjuar këtë dhe nuk ka fare rëndësi. Kjo do të jetë një betejë e grupit parlamentar të opozitës në parlament. Misionin e betejës e përcakton vendi. Qoftë edhe më skeptiku e kupton fare mirë se procesi nuk kishte të bënte me votën e lirë të shqiptarëve. Administrata dhe krimi bashkë me shtetin zbritën dhë u vunë përballë opozitës. Ai nuk ishte rezultat zgjedhor, por vjedhje e zgjedhjeve. Kjo nuk është betejë vetëm për opoztën por për të gjithë, ishte grabitje e demokracisë”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse do ofrojë propozime konkrete PD në vijim të reformës Zgjedhore, për ç’ka mazhoranca ka paralajmëruar se do të nisë menjëherë punën në sesionin e ri, Alibeaj tha se maxhoranca nuk mund të përcaktojnë axhendën zgjedhore të opozitës.

“Maxhoranca nuk mund të përcaktojnë axhendën zgjedhore opozitës. Ajo që ne do të bëjmë do jetë betejë e pastër me çfarëdolloj mjeti të ligjshëm. Nuk e përcakton axhendën një e ashtuquajtur maxhorancë. U bë i disati episod që ky njeri që qëndron në krye të qeverisë përdor instrumenta që nuk kanë të bëjnë me votën e lirë. Në 2016-ën përdori administratë, në 2017-ën e përdori bashkë me kanabisin, e përdori edhe në 2021-shin. Kjo do të thotë se ka vendosur që zgjedhjet ti konsiderojë si përballje të shtetit me opozitën në vend”, shtoi politikani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy