Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim brenda ditës në kryeqytetin austriak, Vjenë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama i cili përmes një video në “Facebook”, shprehet se zhvilloi takim me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit austriak BOKU në kuadër të një partnershipi të mundshëm me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria 2030, që synon hapjen e madhe të universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave., shkruan Rama krahas videos.



