
Vehap Kola u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nga ku ishte i ftuar se vetëm në Shqipëri biznesin e bëjnë ata që vijnë nga politika. Sipas tij që të gjithë ata që dalin nga politika edhe pse kanë hyrë pa asnjë lek në xhep dalin milionerë, ndërkohë që skemat që përdorin për ti justifikuar janë nga më të ndryshmet.
Klasa politike në Shqipëri u shpreh analisti është e korruptuar.
“Vetëm në Shqipëri biznesin e bëjnë ata që vijnë nga politika. Që të gjithë dalin milionerë. Fillojnë u kërcejnë kreditë, skemat e kreditimit në rrugë private, dhurimi… Duket që bëhet fjalë për një klasë politike të korruptuar”, u shpreh Kola.



