
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarje ku një shtyllë e tensionit të lartë Tiranë2- Podgoricë është hedhur në erë.
Në një postim të bërë në faqen zyrtare të rrjetit social "Facebook", shkruan se pas shpërthimit me tritol në Fushë-Krujë, fshihet PD.
Ai me ironi i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke thënë se nuk hoqi dorë nga shtyllat e tensionit .
“O Sali! Po si nuk hoqe dorë as nga shtyllat e tensionit mor burrë i dheut! Kishe ca kohë e kishe harruar këtë “sport” po aha, plakesh e rrjedh po nuk heq dorë ti jooo…
Bam aty e bum atje të shkoi kjo jeta demokratike, se ne atë jetën komuniste e kishe urdhëro këtej e siurdhëron andej!”, shkruan Balla.

Sipas OST shtylla e dëmtuar është me nr 58 dhe ndodhet në Fushë Krujë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon se nga shpërthimi është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës.
"Aktualisht, Njesite speciale te OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjise që injektohen në këtë linje sot janë 50% e konsumit në të gjithë vendin."
OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtesise me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.



