Kurti pas takimit me emisarin e Gjermanisë: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

Kurti pas takimit me emisarin e Gjermanisë: Shkuarja e kryetarëve në zyrat e tyre të punës duhet të trajtohen si gjë normale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

Sarrazin është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, e cila ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës kundër “grupeve kriminale të Vuçiçit” janë legjitime”.

Osmani ka theksuar se veprimet kriminale në veri të orkestruara nga struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi kanë për qëllim moslejimin e kryetarëve të ri të komunave në veri të vendit të ushtrojnë detyrat sipas ligjit dhe kushtetutës dhe instrumentalizimin e popullatës lokale serbe për të krijuar vakum institucional, klimë të përgjithshme frike dhe pasigurie.

Ndërkaq, Sarrazin iu tha sot gazetarëve se arsyeja pse është sot në Kosovë është për të përçuar mesazhin se “nuk e lejojmë të hidhet poshtë Marrëveshja e Ohrit për veprime budallaqe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy