“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, Rroshi bën lëvizjen e radhës për të mabjtur mandatin e kryebashkiakut

“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, Rroshi bën lëvizjen e radhës për të mabjtur mandatin e kryebashkiakut

Vendimi i së enjtes i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka sjell dhe një tjetër ngërç juridik, i cili mund të çojë deri në rrëzimin e gjithë ligjit të Dekriminalizimit.

I kontaktuar nga Top Channel, avokati mbrojtësi i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë. 

Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai pritet të depozitojë në Gjykatë, do të përmbajë papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekrimnalizimit, me Kushtetutën. Duke marrë parasysh dhe faktin se shumë herë është thënë, nga juristë por edhe politikan se ky ligj është më i ashpri në botë dhe në kufjitë e anti-kushtetueshmërisë, një analizë e tij nga Gjykata Kushtetuese mund të çonte dhe në rrëzimin e ligjit.

Më e komplikuar duket situata për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët për shkak të mosparashikimit në ligj të ankimimit, ende nuk janë të qartë se ku do depozitojnë kërkesën e tyre, në kolegjin zgjedhor, siç parashikon Kodi Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative, duke qënë se vendimi i KQZ, konsiderohet si akt administrativ.

Por pavarësisht përplasjeve ligjore dhe ankimimeve të mundshme, Kryeministri Rama ka firmosur pasditen e së enjtes shkarkimin e Elvis Rroshit, i cili do t’i dërgohet Presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit, duhet të shpallë zgjedhjet në Kavajë jo më parë se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga marrja e njoftimit zyrtar. Por ky afat më shumë gjasa do të shtyhet, duke marrë parasysh dhe vendimin e Rroshit dhe avokateve të tij për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Edhe mbledhja e KQZ për zëvendësimin e deputetëve Tahiri dhe Selami do të jetë në varësi të ankimimeve të dy deputetëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy