Meta: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen median nën censurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë

Meta: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen median nën censurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen median shqiptare edhe për këtë vit nën dhunën dhe censurën e Qeverisë dhe të klientëve të saj, si dhe nën kontrollin e oligarkisë.

Hedhja në erë me tritol e bizneseve të pronarëve të mediave, mbyllja e televizioneve, përdorimi i armëve të zjarrit dhe dhunës brutale fizike ndaj reporterëve, gjobat e padrejta, censura dhe autocensura, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet, mungesa e kontratave të rregullta të punës dhe keqpagesa, si dhe ndikimi politik nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale me fonde nga bota e errët e krimit dhe korrupsionit, është mjedisi ku punuan shumica e gazetarëve shqiptarë.

Duke ndarë të njëjtat shqetësime të shprehura edhe në raportin e fundit të “Reporterëve Pa Kufij”, theksoj rëndësinë për një media të lirë, të pavarur dhe të përgjegjshme, që është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Meta shton se media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, transparencës dhe llogaridhënies në çdo nivel, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Jo më kot, Shqipëria renditet e fundit në rajon për lirinë e medias, ndaj më 14 Maj është Koha Për Ndryshim!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy