PDIU prezanton kandidatët në Elbasan dhe tregon se me kë forcë politike do qeverisin pas zgjedhjeve

PDIU prezanton kandidatët në Elbasan dhe tregon se me kë forcë politike do qeverisin pas zgjedhjeve

Gjatë një takimi elektoral me simpatizantë në qytetin e Elbasanit, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u shpreh gjatë fjalës së tij se PDIU do qeverisë me atë forcë politike që mendon si partia që ai udhëheq.

“PDIU nuk është si partitë e tjera që flasin për kauza, por sa vijnë në pushtet bëjnë pausa. Do qeverisim me atë forcë politike që mendon si ne, veç për një atdhe. Politika shqiptare ju ka lënë pa shpresë dhe mendojnë të ikin, por unë mendoj se ky vend ka shpresë”- tha Idrizi.

Kreu i PDIU tha se partia e tij nuk ka kandidatë të importuar, por ka njerëz që janë pranë halleve dhe probleme të qytetarëve.

PDIU nuk ka kandidatë të importuar, por i ka qytetarë të Elbasanit që janë çdo ditë pranë halleve të qytetarëve. Ata janë njerëz që u kanë dalë për zot familjes së tyre dhe qytetarëve të këtij qyteti. Entuziazmi juaj është një obligim për ne. Ne kemi parë për 27 vet politikën shqiptare ku thonë se duhet të referojmë Shqipërinë. ne u themi që ne radhë të parë duhet të reformojnë veten. Ne kërkuam që të garonim të gjithë më vete, në korsinë tonë. Korsia e PDIU është e atyre që e duan vatanin. Ne donim të garonim të vetëm në zgjedhje dhe prania juaj na bën optimist më shumë se kurrë, pasi PDIU nuk është një parti e vogël, por parti e madhe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy