Durrësi shpall gjendjen e emergjencës mjedisore. PD: Skemë e Ramës për të vjedhur 100 milionë euro

Durrësi shpall gjendjen e emergjencës mjedisore. PD: Skemë e Ramës për të vjedhur 100 milionë euro

Këshilli bashkiak i Durrësit shpall gjëndjen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve në territorin e bashkisë Durrës për shkak të mbylljes së venddepozitimit të Porto-Romanos.

Mbledhja e jashtëzakonshme është bërë online mesditën e sotme.

Mbyllja e sheshit të depozitimit të mbetjeve në Porto Romano, të cilin qeveria shqiptare synon ta transformojë në një park urban ekologjik falë një investimi prej 15 milionë eurosh, e ka lënë bashkinë e Durrësit pa një alternativë të vlefshme për depozitimin e plehrave.

Ndërkohë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliajn, se po i japin inceneratorit të tyre në Tiranë 100 milionë euro shtesë për plehrat e Durrësit.  

"Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama. Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit. Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti. Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrës”, shkruan Paloka.

Ai thekson se në inceratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale.

Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend", shkruan Paloka.

Nënkryetari i PD-së thekson se në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madhja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave. Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do t’i nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy