Rama me Shmyhal: Duhet ta rikonsideroni njohjen e Kosovës! Me vendet e Ballkanit duam të ndërtojmë një bllok banesash

Rama me Shmyhal: Duhet ta rikonsideroni njohjen e Kosovës! Me vendet e Ballkanit duam të ndërtojmë një bllok banesash

Kryeministri Rama ka zhvilluar gjithashtu një takim me Denys Shmyhal, kryeministrin e Republikës së Ukrainës.

Ashtu sikurse e përmendi edhe në konferencën me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Abazoviç, Rama tha se Kosova është një vend që e ka mbështetur Ukrainën që nga dita e parë dhe se duhet ta njohin si shtet i pavarur pasi e meritojnë.

Po ashtu Rama i tha homologut të tij se Shqipëria ka dhuruar 1 milion euro, një vlerë e konsiderueshme për buxhetin e Shqipërisë dhe përsëriti idenë për të ndërtuar një bllok banesash në Ukrainë.

Kosova që prej ditës së parë është rreshtuar përkrah Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovës, e thashë që ju  të rikonsideroni njohjen e Kosovës pasi ata njerëz e meritojnë. Dëshmuan një gjë të jashtëzakonshme, nuk mbetën peng i së shkuarës. Do të ishte mirë që Ukraina të përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri që duam të ndërtojmë së bashku. Kryeministër faleminderit që ndatë me ne realitetin. Ishte mallëngjyese dhe e dhimbshme të shihje si qytetet e gjalla ishin kthyer në të humbura. Shqipëria ka dhuruar 1 milion euro, për buxhetin tonë ishte diçka që tregon respek për ju, duam të bashkohemi me vendet  e tjera dhe të ndërtojmë një bllok për të kujtuar që Ukraina kishte miq dhe për të treguar solidaritetin me fakte dhe jo me deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy