Dosja e AKSHI-t/ Kalemaj: Publikut i intereson se çfarë do bëhet me paratë që janë marrë. Edhe në filmat që i referohet Spiropali, nuk përfshihet shteti në pengmarrje

Dosja e AKSHI-t/ Kalemaj: Publikut i intereson se çfarë do bëhet me paratë që janë marrë. Edhe në filmat që i referohet Spiropali, nuk përfshihet shteti në pengmarrje

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar këtë të martë të  një masë sigurimi “Arrest shtëpie” për drejtuesen e Agjencisë Kombëtarë te Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit akuzohet për shkelje të barazisë në 12 tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ndërkohë dy masa sigurie “arrest me burg”, janë lëshuar për dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. 

 

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e lajmeve të MCN Tv se opinionit publik i intereson se çfarë do bëhet me parëtë që janë vjedhur dhe janë abuzuar këto vite. 

 

Publikut i intereson se çfarë do bëhet me paratë që ata kanë marrë. 

 

Nuk bëhet fjalë vetëm për zonjën e AKSHI-t, por edhe për një operator biznesi i cili kishte monopolizuar të gjithë tenderat për gjatë gjithë viteve. Ajo që e bën akoma dhe më flagrante kemi dhe rastin e  nëndrejtorit të Policisë së Tiranës i cili ishte përfshirë në një pengmarrje. Kjo nuk ishte parë dhe dëgjuar, por të përfshihej shteti në një pengmarrje të një konkurrenti për t’u tërhequr nga tenderat, i tejkalon dhe ato filmat që bëhen gjetkë siç ka thënë ministrja Spiropali. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy