
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një postimi në Faceobok lidhur me negociatat e Shqipërisë me BE. Alibeaj thotë në shkrimin e tij se qeveria ka bërë hapa pas më të shumtë në numër sesa integrimi.
Ai shprehet se qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane.
Sipas tij, Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre.
Tam-tamet për të katërtën herë të qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në janë shenjë e qartë se këto 9 vite, hapat pas janë më të shumtë në numër se ato drejt integrimit. Shqiptarët janë një komb i orientuar qartas drejt vlerave europiane, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë pjesë e saj, kanë qenë dominuese këto 30 vitet e fundit. E megjithatë politika në përgjithësi dhe qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane. Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre.
Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. Nga ato që nuk i kalon dot me propagandën banale të së përditshmes kryeministrore. Sikundër është dhe një provë për të gjithë klasën politike dhe shoqërinë shqiptare për të përqafuar standarde dhe për të përballuar sfida të standardeve evropiane. Nga ato që nuk janë peng i shkollës së vjetër bolshevike të pengjeve të politikës shqiptare të tranzicionit!



