“Humbje e madhe, politikan shembull”, Tafaj tregon komunikimin me Nishanin para se të shtrohej në Sanatorium (VIDEO)

“Humbje e madhe, politikan shembull”, Tafaj tregon komunikimin me Nishanin para se të shtrohej në Sanatorium (VIDEO)

Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Tafaj tha se kishte komunikuar me Nishanin 2-3 ditë para shtrimit të tij në Sanatorium, ku ish-Presidenti ishte shpresëplotë se do të bëhej mirë.

Tafaj e cilëson Nishanin një personalitet të rëndësishëm për vendin, një politikan shembull dhe një vendimarrës shumë të mirë. 

Kam komunikuar 2-3 ditë para se të shtrohej në Sanatorium. Mora vesh që kishte probleme në mushkri, ishte shpresëplotë që do ta kapërcente, por gjendja u agravua dhe u zhvendos në Gjermani. Për fat të keq nuk e përballoi. Pasojat e Covid kanë qenë të rënda. Kjo është humbje shumë e madhe, një ndarje e parakohshme, një personalitet i rëndësishëm për vendin, një politikan shembull. Kam bashkëpunuar dhe ruaj kujtimet më të mira. Një personalitet shumë i spikatur, një politikan që dëgjonte me shumë vëmendje, kishte për zemër argumentin dhe debatin me argumente. Kishte thjeshtësinë dhe ishte një vendimmarrës shumë i mirë, pasi kishte krijuar bindjet e veta. Drejtoi Presidencën me shumë dinjitet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy