Shqipëria i huazon Kosovës kamera regjistruese për zgjedhjet e 17 tetorit

Shqipëria i huazon Kosovës kamera regjistruese për zgjedhjet e 17 tetorit

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila lejon përdorimin e përkohshëm nga pala kosovare të teknologjisë zgjedhore të zbatuar nga KQZ e Republikës së Shqipërisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy krerët e Komisioneve Qendrore të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Kreshnik Radoniqi.

Sipas marrëveshjes, Shqipëria i huazon Kosovës, 50 kamera regjistruese dhe monitoruese të përdorura në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, për t’i përdorur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në zgjedhjet vendore të 17 tetorit që do të mbahen në Kosovë.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i shprehu bindjen homologut nga Kosova se kamerat e monitorimit në qendrat e votimit dhe vendet e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2021 ishin garanci e shtuar për procesin zgjedhor dhe integritetin e zgjedhjeve.

Nga ana e tij, kryetari i KQZ-së së Kosovës, Kreshnik Radoniqi nënvizoi se përdorimi i këtyre kamerave regjistruese në QNR do të ndihmonte KQZ-e Kosovës në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe në rritjen e besueshmërisë së qytetarëve dhe kandidatëve në aktivitetet që zhvillohen në QNR, pasi aty zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç janë numërimi i votave me kusht, votave me postë dhe rinumërimi i vendvotimeve.

KQZ e Kosovës synon që në zgjedhjet e tetorit, të përdorë kamera regjistruese dhe monitoruese të huazuara nga KQZ e Shqipërisë, për të rritur sigurinë dhe garantuar integritetin e procesit të numërimit të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy