Dështon interpelanca për shkarkimin e Gashit nga posti i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut

Dështon interpelanca për shkarkimin e Gashit nga posti i kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut

Ka dështuar interpelanca e thirrur për shkarkimin e Afrim Gashit nga posti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Seanca ku pati debat të ashpër përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, pasi ajo nuk i mori votat e mjaftueshme gjatë një seancë me debat të ashpër.

Vetëm 21 deputetë votuan për shkarkimin e Gashit, ndërsa 72 të tjerë votuan kundër.

Interpelanca për Gashin nuk kaloi pasi deputetët e shumicës qeverisëse të VMRO-DPMNE-së, ZNAM dhe Vredi votuan kundër iniciativës së partisë “E Majta”, e cila kërkonte përgjegjësi nga Gashi për disa incidente të ndodhura në më pak se dy muaj.

Nevojiteshin votat e së paku 61 deputetëve për shkarkimin e Gashit nga posti.

Përkrahje për interpelancën e dha LSDM-ja opozitare, ndërsa në votim nuk morën pjesë deputetët e BDI-së, të cilët paraprakisht deklaruan se nuk do ta mbështesin interpelancën edhe pse kishin vërejtje për punën e Gashit.

Gashi kishte thënë gjatë një konference për media më 27 gusht se interpelanca ndaj tij nuk kishte qëndrueshmëri politike dhe se kishte paralajmëruar do ta respektonte vendimin e deputetëve se si të veprohet për këtë çështje.

Në kërkesën për interpelancë thuhej se Gashi kishte vepruar në mënyrë joprofesionale, jokushtetuese dhe ka dëmtuar laicitetin e shtetit sepse ai ka lejuar që të kryhen rite fetare gjatë një mbledhjeje të një komisioni. Në kërkesë po ashtu përmendej edhe incidenti i 11 gushtit në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gashi po ashtu akuzohet për shkeljen e ligjit për gjuhët, pasi betimin për kryeparlamentar e ka bërë fillimisht në gjuhën shqipe dhe jo maqedonase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy