Partia Demokratike ka nisur fazën e ripërtëritjes.
Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar, ku pritet të zgjidhet kupola e re drejtuese. Mësohet se në postet ekzistuese do të rikonfirmohen Flamur Noka dhe Gazment Bardhi.
Ndërsa në garë për nënkryetar do të jenë Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Luçiano Boçi.



